E bujshme! SPAK po e heton, Balluku zbarkon në SHBA
Përballë dosjes së SPAK për korrupsion me miliona euro në tunelin e Llogarasë, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vazhduar aktivitetet e saj publike si të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo ka shmangur komentet për hetimet dhe akuzat, ndërsa duket se po lëviz në sfond për të siguruar mbështetje politike dhe ekstraligjore, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sipas voxnews, se gjatë kohës që vartësit e saj prezantonin projektbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës për vitin e ardhshëm në Kuvend, Balluku ishte e zënë me një agjendë personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimet konfirmojnë se ajo ka udhëtuar drejt SHBA-së të enjten e javës së kaluar dhe është rikthyer në Tiranë ditën e diel.
Për këtë udhëtim nuk ka pasur komunikim zyrtar, por jozyrtarisht bëhet me dije se Balluku ka tentuar të sigurojë mbështetje në administratën amerikane përballë akuzave për korrupsion në Shqipëri.
Analistët vënë në dukje se udhëtimi i saj duket si një dejavu i veprimeve të Erion Veliajt në dhjetor 2024, i cili po ashtu synoi të siguronte lidhje dhe mbështetje jashtë vendit për t’u shmangur hetimeve të SPAK.
Sa të suksesshme do të jenë këto përpjekje, koha do ta tregojë, por fakti që Balluku ka zgjedhur të udhëtojë matanë Atlantikut tregon se sfidat e saj shkojnë përtej drejtësisë shqiptare dhe fokusit të brendshëm politik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



