E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E dërguara e Blinken në Shqipëri/ Dy politikanët që refuzon të takojë (EMRAT)
Lajme

E dërguara e Blinken në Shqipëri/ Dy politikanët që refuzon të takojë (EMRAT)

Dy ditë para Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në Tiranë mbërrin një zyrtare e lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zëvendës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do vizitojë Shqipërinë në 28 prill.

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Donfried do të deklarojë mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndër arsyet kryesore të vizitës së përfaqësueses së Departamentit Amerikan të Shtetit, qëndron Reforma në Drejtësi dhe lufta ndaj të korruptuarve.

E kur flitet për korrupsion, amerikanët kanë shënjestruar publikisht ish kryeminstrin dhe ish presidentin Sali Berisha, familjen dhe aleatët e tij politikë. Axhenda e zëvendëssekretares së Shtetit, nis me një takim në kryesinë e kuvendit, me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Pavarësisht thirrjeve të Berishës drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, duket se ky i fundit nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit si forcë opozitare në vend, ndaj nuk parashikohet asnjë takim me Rithemelimin.

Menjëherë pas takimit me tre deputetët demokratë, Karen Donfried do i drejtohet kryeministrisë, ku rreth orës 12 pritet të ulet në bisedime me kryeministrin Edi Rama. Teksa një nga qëllimet e vizitës së zyrtares është lufta ndaj korrupsionit, nuk dihet cili do jetë shpjegimi i Ramës për heshtjen e grupit të tij parlamentar lidhur me dy familjarët e Aqif Rakipi, të sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, axhenda e ngarkuar e zyrtares, nuk përfshin një tjetër emër me influencë politike. Ajo që bie në sy ështe se presidenca qëndron jashtë axhendës së takimeve me përfaqësuesen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Në vetëm 24 orë qëndrim në Shqipëri, Donfried me fjalët apo veprimet, do të japë një panoramë të qartë të qëndrimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj aktorëve politikë në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.