E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E goditi pas shpine  punëtorin sepse nuk i pëlqeu puna
Lajme

E goditi pas shpine punëtorin sepse nuk i pëlqeu puna

Një ngjarje e rendë ka tronditur kryeqytetin. Një punëtor 51-vjeçar u godit me mjete prerëse nga pronari i shtëpisë teksa po kryente punime.

Agresori, 44-vjeçari Stefan Agolli rezulton me precedent penal, i dënuar më parë për vjedhje në autobusët urbanë. Ai kishte pak javë që ishte kthyer nga Greqia ku kishte punuar dhe tani po kryente rikonstruksionin e tualetit të banesës.

51-vjeçari Dashamir Lecini kishte marrë përsipër suvatimin e tualetit dhe shtrimin e tij me pllaka. Mbrëmjen e së premtes mes pronarit dhe punëtorit nisi një konflikt fizik pasi pronari kishte pakënaqësi për ritmin e punimeve si edhe cilësinë e tyre.

Në konflikt e sipër pronari i banesës e qëlloi në shpinë me mjetet e punës 51 vjeç arin Dashamir Lecini teksa ky i fundit ishte duke punuar. Kanë qenë fqinjët ata që kanë parë 51 vjeçarin të dalë i gjakosur nga banesa dhe kanë njoftuar policinë, e cila arrestoi në flagrancë autorin. Stefan Agolli akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. I plagosuri u transportua në spitalin e traumës jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.