E kanë seriozisht Lulzim Basha dhe Kryemadhi?!
Naim Noka

Rama duket se pas kalkulimeve që ka bërë nuk ka rrugë tjetër vetëm të zgjedhë një prokuror që më pakta do ti jepte pak frymëmarrje në proceset e hapura tashmë brenda dhe jashtë për Saimir Tahirin, dhe disa dosje të nxehta që priten të hapen së shpejti. Ai ka zgjedhur momentin e duhur, pas vizitës në Bruksel dhe deshirën e ambasadorit amerikan Lu, për ta shkarkuar sa më shpejt Prokurorin në detyrë Adriatik Llallën.
Rama është i bindur se fakti i kryer i ka funksionuar përballë një opozite gjumashe dhe pa nerv e seriozitet në misionin e saj. Mbetet për tu parë nëse Basha, Kryemadhi kanë një qellim final ku duhet të arrijnë apo është thjeshtë një karikim i momentit politik.Basha e Kryemadhi do bëjnë sikur protestojnë dhe Rama do bëjë sikur terhiqet. Tallja që mund ti bëhet popullit opozitar më e pakta do të linte në gjumë letargjik Bashën dhe më shumta populli opozitar do ishte i bindur se nuk mund të shkojë më pas Lulit dhe kësaj opozite që nuk i del për zot fateve të demokracise në rrezik.
Kreu i Opozites z.Basha duhet të bëjë të ditura qëllimet e protestës, kushtet , kohëzgjatjen, , strategjine, qëllimin final dhe të japë garanci se protesta e shqiptarëve nuk perfundon me një ”puthje” si në çadër dhe nuk do riflirtojë me kryeministrin Rama.
Këto janë kushtet që nuk negocion asnjë shqiptar i ndershëm që ka vendosur të protestojë. Shqiptarët dhe njerzit e thjeshtë janë të drobitur dhe nuk deshirojnë të jenë mish për top që Basha të bëjë “lojën” e radhës me Ramën. Ndoshta protesta e nesërme nëse ka seriozitetin dhe vendosmërinë e qartë të organizatorëve mund ti presë hovin Ramës dhe nuk është çudi ti shkurtojë edhe ditët e qëndrimit në kolltukun e gjithëpushtetit nëse merr edhe Kryeprokurorin siç e ka vendosur…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



