E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kritikoi Rama, Ardi Veliu shkarkon shefin e komisariatit Sarandë
Politikë

E kritikoi Rama, Ardi Veliu shkarkon shefin e komisariatit Sarandë

Shkarkimi i tij, erdhi menjëherë pas kritikave të kryeministrit Rama për Policinë e Shtetit.

Në mbledhjen që zhvilloi pak ditë më parë me përfaqësuesit e Policisë, Rama risolli në vëmendje atentatin e ndodhur në Sarandë, ku gjatë një sulmi me armë mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi.

Kryeministri e cilësoi si një rast alarmant dhe që duhet të çonte në ndëshkim penal të gjithë zinxhirin e komandës në Sarandë.

Kryeministri shtoi më tej në fjalën e tij, se pronarët e këtyre lokaleve që sfidojnë ligjin dhe shtetin i kanë kthyer shefat e komisariateve në tutorë të veprimtarisë së tyre dhe i tërheqin për hunde.

Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Korçës, ku vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.