E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E magjishme kjo qe ka ndodhur ne Olimpiadë!
Publik News

E magjishme kjo qe ka ndodhur ne Olimpiadë!

Vrapuesi Kenian Abdul Mutai ishte vetëm disa metra nga vija e finishit, por u ngatërrua me shenjat dhe u ndal, duke menduar se e kishte përfunduar garën.

Kundërshtari spanjoll, Ivan Fernandez, ishte menjëherë pas tij dhe duke kuptuar se çfarë po ndodhte, filloi t’i bërtiste Kenianit për të vazhduar të vraponte. Mutai nuk dinte spanjisht dhe nuk e kuptonte. Duke e kuptuar se çfarë po ndodhte, Fernandez shtyu Mutai drejt fitores.
-Një gazetar e pyeti Ivanin “Pse e bëre këtë?” Ivan u përgjigj, “Ëndrra ime është që një ditë të kemi një lloj jete komunitare ku shtyjmë veten dhe gjithashtu të tjerët të fitojnë.
-“Gazetari këmbëngulte ” Po pse e le Kenianin të fitonte?” Ivan u përgjigj, “Nuk e lashë të fitonte, ai ishte fituesi real.
-Gazetari insistoi dhe pyeti përsëri, ” Por ti mund të kishe fituar!” Ivan e shikoi dhe u përgjigj: ” Po cila do të ishte merita e fitores sime? Cili do të ishte nderi i kësaj medaljeje?

Çfarë do të mendonte nëna ime për këtë?” Vlerat transmetohen brez pas brezi. Çfarë vlerash u mësojmë fëmijëve tanë dhe sa i frymëzon të tjerët të fitojnë? Shumica prej nesh përfitojnë nga dobësitë e njerëzve në vend që të ndihmojnë për t’i forcuar ato./ Ilir Çumani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.