E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E mbylli me trofe karrierën në Kupën e Botës, rekordet që theu Lionel Messi
Publik News

E mbylli me trofe karrierën në Kupën e Botës, rekordet që theu Lionel Messi

Në këtë Botëror, Lionel Messi përjetësohet në historinë e futbollit, pasi përveç trofeut që i mungonte në palmaresin e tij, ai theu disa rekorde që me siguri do të qëndrojnë gjatë

Vetëm me pjesëmarrjen në finale të kësaj Kupe Bote, Lionel Messi theu rekordin e parë, atë të më shumë ndeshjeve në Botërore, 26, duke kaluar Lothar Matthaus. Gjithashtu, ylli i botës bëhet lojtari që është përfshirë në 21 gola, me 13 rrjeta dhe 8 asiste.

Gjithashtu, Messi në fund fitoi edhe “Topin e Artë” të Botërorit, teksa e bën të vetin për të dytën herë pas asaj që fitoi në vitin 2014-n, si asnjë tjetër në Kupat e Botës. Messi u shpall edhe katër herë njeriu i ndeshjes nga 7 në total, një tjetër rekord më vete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.