E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E përplas makina në rrugë/ Ndërron jetë babai i dy fëmijëve
Lajme

E përplas makina në rrugë/ Ndërron jetë babai i dy fëmijëve

Një punëtor shqiptar 47 vjeçar nga Shqipëria ka ndërruar jetë, teksa ishte duke punuar në provincën e Piemontes të Italisë.

Sipas mediave italiane ai ishte duke punuar në rrugë, kur një makinë e ka përplasur për vdekje.

Ylber Islami, babai i dy fëmijëve që jetonte me gruan në Itali. Ai vdiq sot në autostradën A21, në rrugën që të dërgon në drejtim të qytetit të Torinos. Shqiptari ishte duke punuar në një kantier rrugor të hapur në këtë zonë.

Ai u aksidentua në mënyrë fatale nga një automjet tip “Toyota”.

Gjithashtu, bëhet me dije se shoferja është arrestuar dhe madje mbi të rëndon akuza, “vrasje e qëllimshme rrugore”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.