E PROVOI PËR HERË TË PARË/ BËHET MILJONERE
Charlie Lagarde, nga provinca e Kebekut, e bleu biletën gërvishtëse bashkë me një shishe shampanjë, për të festuar 18-vjetorin më 14 mars. Ajo fitoi dhe tani ka mundësinë të zgjedhë mes marrjes së 1 milion dollarë kanadezë menjëherë ose ta ndajë shumën e fituar në këste prej 1 mijë dollarësh në javë, për gjithë jetën.
Pas konsultimeve me një këshilltar financiar, fituesja e re ka zgjedhur mundësinë e dytë, pasi ajo nuk është as e taksueshme. “Sidoqoftë, shuma e zgjedhur është ekuivalente e një page prej më shumë se 100 mijë dollarësh në vit, ndaj është një fillim i mbarë i jetës për këtë zonjushë”, tha një zëdhënës i korporatës së llotarive.
Vetë vajza fatlume thotë se do që t’i përdorë paratë për të udhëtuar dhe për edukimin e saj. “Dua të studioj fotografi. Një nga ëndrrat e mia është që të punoj për National Geographic”, thotë ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



