E qujti ‘Luan Kartoni’ i përgjigjet drejtuesi i PD:Të shembet shteti prej letre, sapo heq kamerën tënde të propagandës.
Edi Rama sa herë vjen ne Fier, është me haluçinacione mendon se ja kam fajin une, që e ka situaten jashtë kontrollit dhe duke qene se i duket vetja batutaxhi dhe gjetës epitetesh, merret me mua.
Në vend që të investojë dhe të mos lerë njerëzit të presin në radhë për një analizë, në vend që të mos i çojë lekët në koncesione korruptive, Edi Rama e kalon kohën me sulme politke ndaj çdokujt që rrëzon propagandën e tij kriminale.
Është tradhti e madhe ndaj qytetarëve që një kryeministër të sulmojë një kundërshtar politik, siç bëri sot me mua, për faktin e vetëm se u dhashë zë qytetarëve nga radhët e gjata në pritje të analizave.
E sfidoj Edi Ramën të shkojmë të shohim radhët, dhe çdo gjë tjetër qe ecën vetem mbrapsht, pa njoftuar më parë vartesit e tij.
Edi Rama! Ky është shteti prej letre që ke ndërtuar këto 8 vjet.
Të shembet para syve, sapo heq kamerën tënde të propagandës.
Këtë shtet prej letre do ta rrëzojmë më 25 prill me të gjithë fierakët dhe shqiptarët që duan një shërbim shëndetësor normal dhe duan ndryshimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



