Një qytetar denoncon kompaninë celulare Vodafon Albania
Pershendetje! Unë quhem Elson Çota me nr tel 0692828507. Mbrëmë në 12 te natës me është bllokuar telefoni pasi nuk kam bërë rimbushje, theksoj se kam ofertë sipas kushteve të kompanisë vodafonë deri në date 21.4.2017 dhe nuk kam pse i bëj as një 10 lekësh rimbushje. Gjithashtu theksoj se të gjithe numrat e kompanisë time që e kanë vodafonë duke përfituar nga rasti im , do te hiqen që të gjithë nga përdorimi i rrjetit vodafonë vetëm për këtë fakt. Eshtë e patolerueshme bllokimi i numrit tim ne 12 të natës. E kam këtë numer celulari prej 13 vjetësh dhe nuk do pendohem ta heq fare pasi jeni një kompani mosbesuese dhe jo serioze, për 100 lekë të vjetra keni humbur vetëm nga unë dhe njerezit e mi 16000 lekë te reja në muaj. Ne djall vafshi!
(kjo eshte letra që ky qytetar i ka dërguar Kompanisë Vodafonë)
Janë të shumta rastet e abuzimit dhe mosrespektimit të kontratave të kompanive celulare në vendin tonë me abonentet. Kompanitë e telefonisë së lëvizhsme jo vetëm i rrisin tarifat në menyrë të njëanshme dhe pa lajmëruar, por edhe sherbimi i tyre lë shume për të dëshiruar. Ato thuajse janë jashtë kontrollit të Autoritetit te Mbykqyrjes dhe janë të lira të bëjnë ç’te duan me abonentët. 4 kompanitë kanë vetëm një qëllim, fitimet e tyre !
Më poshtë qytetari Elson Cota e mbyll letren:
“Si mundet një kompani që e quan serioze veten e saj të bëjë skandale të tilla, ndërkohe që u ofron klienteve të saj oferta të ndryshme me parapagesë? Një kompani si kjo që zhvat abonentet e saj apo mbase është në prag falimentimi dhe tenton të shpëtojë kokën, duke bërë gafa të tilla! Kjo kompani nuk duhet te ekzistojë më në Shqipëri. Shumë abonentë kanë pakënaqësi nga sherbimi i ofruar nga kjo kompani bastarde . Falë Zoti, jemi në kohë ta ndryshojmë sherbimin duke kaluar në operatorë te tjerë. Bëjeni dhe ju duke shpëtuar nga vjedhja e lekëve nga Vodafon Albania.
Elson Çota

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



