E rëndë, djali vret babain në Mallakastër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mallakastër. Sherri në familje ka përfunduar me vrasjen e babait nga djali i tij.
Burime policore thanë se, djali, Mariglen Muhametaj ka vrarë babain, duke e qëlluar me sende të forta.
Viktima Qemal Muhametaj është 60 vjeç, ndërsa i biri autor, 30 vjeç. Sipas policisë, djali vuante nga problemet mendore.
Njoftimi
Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



