E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E reja denoncon 15 vjeçarin për përdhunim, vëllai i saj 28 vjeçar shkon dhe e qëllon me shufër hekuri në kokë
Publik News

E reja denoncon 15 vjeçarin për përdhunim, vëllai i saj 28 vjeçar shkon dhe e qëllon me shufër hekuri në kokë

Një 15 vjeçar ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit pasi është qëlluar me shufër hekuri në kokë nga një 28 vjeçar.

Sipas Policisë, motra e 28 vjeçarit me iniciale G.M, ka denoncuar në Polici se 15 vjeçari me inicialet I.Ç e kishte përdhunuar. Kur ka marrë vesh këtë lajm, 28 vjeçari ka marrë një shufër hekur dhe ka qëlluar në kokë të miturin, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç.

Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.