E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E reja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
Lajme

E reja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/Ndërron jetë pasagjeri 73-vjeçar (Pamje nga vendngjarja)

Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë i shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur “Dajç”.

Një 20-vjeçare me iniciale F.B., duke drejtuar automjetin tip “Renault” ka humbur kontrollin e më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë 73-vjeçari I.K. i cili ishte pasagjer në makinë. Janë lënduar edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasi A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeç dhe O.B. 19 vjeçe.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.