E rëndë/ 24-vjeçari nga Lushnja vetëvaret, letër prindërve
Një ngjarje e rëndë është shënuar tre ditë më parë në fshatin Delisufaj të Lushnjes. Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i vetëvaruar, njofton policia sot.
Gjithashtu, i riu kishte lënë edhe një letër për prindërit. Në letër shkruante se do kujdesej për ta nga qielli.
Sipas policisë, 24-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Në datë 26.10.2023, në fshatin Delisufaj, Lushnjë është gjëtur i vetëvarur, pranë banesës së tij, shtetasi K. M., 24 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vlerësim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



