E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë/ 56-vjeçari abuzon seksualisht dhe lë shtatzënë vajzën 20-vjeçare
Publik News

E rëndë/ 56-vjeçari abuzon seksualisht dhe lë shtatzënë vajzën 20-vjeçare

Familja e një vajze 20-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara, ka zbuluar se e reja është 7 muajshe shtatzënë, pasi është abuzuar seksualisht nga një 56-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Roskovec.

“News24” raporton se i autori i dyshuar që është vënë në pranga, është shtetasi Petrit Arapi, i cili është fqinj me të renë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Fier ndaluan shtetasin P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.

Materialet i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.