E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkim Ulaj i jep Ramës 5 milionë euro borxh, për pagesat e dietave dhe orëve shtesë të policëve
Politikë

Bashkim Ulaj i jep Ramës 5 milionë euro borxh, për pagesat e dietave dhe orëve shtesë të policëve

Mos u çuditni, por policët kanë ruajtur vilën e Belinda Ballukut e Ilir Beqjes, supër vilën e Fugës, banesat, bizneset dhe ahengjet e Olsit, Gaz Demit e Besos së Tajvanit, kullat e Gjushit, apartamentet dhe biznesin e Damian Gjiknurit dhe suitë-apartamenti, që Bashkim Ulaj i ka dhënë, zv/ministrit Gent Cakaj, në kullën ka ka studion “armiku” Sali Berisha

Sa ta lexojë, ose t’ia thonë Fuga, Cakaj e Balluku, natyrisht nëse i ka dalë “doza” e paradës së dështuar të Elbasanit, kryeministri Rama do ta quajë “shpifje”, por është lajm i vërtetë, i dalë nga zyra e Ardi Veliut, sipas të cilit, kryeministri dhe ministri Lleshaj, e kanë zgjidhur “hallin” e pagesave të prapambetura për orët shtesë dhe dietat e policëve.

Sipas raporteve të shërbimit të brendshëm, këto orë shtesë e dieta suplementare, nuk i njeh ligji për funksionalitetin e detyrave dhe shërbimeve të drejtuesve e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe as buxheti zyrtar i institucionit, mbasi trupat policore, janë përdorur privatisht për mitingje, protesta, mbështetje institucionesh në raste konfliktesh sociale, por me numër, mbi organikën e miratuar për aksione të tilla, në raprtin 1 ligjor, 10 ilegal..

Ndaj dhe kryeministri, duke mos patur asnjë tagër, për të bërë këto pagesa suplementare mbi pagat mujore, i gjendur përballë bllokazhit të Thesarit të Shtetit dhe presionit të policëve që kanë shërbyer pas orarit të punës, vendosi të bëjë “zgjidhje kalimtare” private, me miqtë e tij oligarkë, të cilëve, u ka dhënë miliona euro tendera e koncesione edhe me letra false e punime fiktive.

Sipas informacionit, Edi Rama që e di se i duhen policët për fushatën elektorale dhe ditën e votimit (jo për të hequr kapelet e mbledhur vota), që i ka përdorur trupat policore, për çmenduritë dhe aventurat e tij, por pa u dhënë asnjë qindarkë orë shtesë e dieta, ka zgjidhur këtë hall të krijuar prej 3 vitesh, me një telefonatë bërë Bashkim Ulajt.

Oligarku Bashkim Ulaj, që ka marrë nga Rama, 408 milionë euro tendera, qira zyrash e koncesione në 5 vite, nuk ka hezituar t’i dhurojë 5 milionë euro “ortakut” të tij kryeministër, për të paguar orët suplementare dhe dietat e policëve.

Sipas të dhënave, në çdo shërbim, janë përdorur 10-15 herë më tepër forca policore se normativa numerike, e përcaktuar për llojet e aksioneve e shërbimeve qeveritare, apo të sigurisë publike, sidomos, në bllokim rrugësh, mitingje “Shqipëria e bashkia që duam”, prishje banesash, protesta HEC-esh, para kryeministrisë, parlamentit e Ministrisë së Brendshme, madje edhe kur djali Fahriut, kërcënonte se do t’i shkonte tek sarajet në Surrel.

Forcat e shtuara, merreshin nga komisariatet e rretheve me urdhër të Ramës dhe, duhej të trajtoshesin me dieta, orë e ditë transferte jashtë vendbanimit, por që qeveria nuk ua ka dhënë prej 3 vitesh e tashmë, “miku i mirë” Bashkim Ulaj, u gjend në këtë “ditë vështirë” e i hodhi 5 milionë euro, që janë sa 25% e tenderit tek Unaza e Re.

Sa për saktësim, pagesa do të bëhet me një bordero dore provizore konfidenciale në financat e çdo komisariati (si paga e burrit të Donika Prelës), deri sa Rama-Lleshaj-Denaj, të sajojnë një ndërhyrje në buxhetin për Policinë e Shtetit dhe ta shtojnë këtë vlerë, si shpenzim i mbartur, pastaj ta kalojnë në Regjistrat e Thesarit të Shtetit./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.