E rëndë! Dy vajza nga Ukraina gjenden të vdekura në Tiranë

Dy vajza me shtetësi ukrainase janë gjetur të vdekura në Tiranë. Bëhet me dije se ato kanë humbur jetën për shkak të mbidozës.

Vajzat janë gjetur të vdekura në një apartament në zonën e Slevisë, në Tiranë.

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova janë vajzat që janë gjetur të vdekura. Nuk dihet ende se si ka ndodhur konkretisht ngjarja.

Dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura në banesë tek Rruga e Durrësit nga shoqja e tyre e dhomës mesditën e sotme.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Publikuar nga Publik Media