E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë/ Gjendet një kufomë e groposur
Lajme

E rëndë/ Gjendet një kufomë e groposur

Mbrëmjen e sotme (21 janar) një kufomë është gjetur e groposur në Shkozë të Sevasterit.

Dyshohet se kufoma është groposur 2 apo 3 vite më parë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje ku po bëhen hetimet e nevojshme.

Njoftimi i policisë

Tepelenë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.