E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Durrës, i riu hidhet nga ballkoni  dhe gjen vdekjen
Lajme

E rëndë në Durrës, i riu hidhet nga ballkoni dhe gjen vdekjen

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një vajzë gjeti vdekjen pasi ra nga kati i 5-të i pallatit, një i ri është hedhur nga ballkoni në Durrës.

Viktima ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë.

Nuk dihet ende në ç’rrethana ka rënë dhe ka humbur jetën menjëherë pasi ka rënë në pjesën e tarracës së objektit.

Trupi i pajetë po tentohet te zbritet me koshin e automjetit zjarrfikës nga tarraca.

Vetëm dy orë më parë një 22-vjeçare e identifikuar si Vivie Lamaj është rrëzuar nga kati i 5 të i një pallati në rrethana ende të paqarta.

Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.