E rëndë në Kamëz, nipi plagos me thikë xhaxhanë
Një konflikt familjar ka përfunduar me plagosje në Kamëz, ku një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së martës, pas një përplasjeje mes dy të afërmve. Sipas të dhënave paraprake, gjatë konfliktit i mituri ka përdorur një mjet prerës, duke i shkaktuar plagë xhaxhait të tij.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 16-vjeçarit.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përshkallëzimin e situatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



