E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Pogradec, vëllai qëllon me thikë vëllain
Lajme

E rëndë në Pogradec, vëllai qëllon me thikë vëllain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku vëllai i vogël ka plagosur me thikë vëllain e madh, i cili ka përfunduar në spital.

Shtetasi me iniciale S.Sh., 23 vjeç po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Sherri ka ndodhur në banesën e dy vëllezërve, teksa nuk dihet shkaku.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.