E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Tiranë, 59-vjeçari bie nga lartësia e një pallati
Lajme

E rëndë në Tiranë, 59-vjeçari bie nga lartësia e një pallati

Një aksident i rëndë në vendin e punës është regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet. Një 59-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, ndërsa po kryente punime në një objekt në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 dhe personi i plagosur, i identifikuar si shtetasi E.L., është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve të ndërtimit në një pallat, ka rënë nga lartësia shtetasi E.L., 59 vjeç. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit,” njofton policia zyrtarisht.

Materialet procedurale janë referuar tashmë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.