“E rëndë”, shtyhet takimi i kryeministrit Rama me emigrantët në Londër
Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Londër që ishte parashikuar këtë të diel më 2 qershor është shtyrë.

Ende nuk ka një datë se kur do të mbahet takimi, por mësohet se shkak për shtyrjen e takimit janë zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Britaninë e Madhe.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare.
Kryeministri Rama e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.
Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra shqiptarë. Më datë 16 qershor është parashikuar edhe takimi i fundit, me shqiptarët në Dyseldorf në Gjermani.
Pavarësisht shkakut që ka sajuar Rama, se do të mbahen zgjedhjet në Britani, të cilat janë me 4 korrik, arsyeja kryesore e shtyrjes është pamundësia e patronazhistëve për ta ndjekur pas shefin në Londër.
Ndërsa në Athinë e Milano patronazhistët përfituan nga liberalizimi i vizave, bërë në kohën e Berishës kryeministër, dhe mbushën autobusë e aviona plot, ndryshe është situata me Britaninë e Madhe, ku për të marrë pjesë në takimin e Ramës si mbushës salle, duhet të pajisen me viza.
Në një Data Baze, që mendohet se u përket rrjetit të patronazhistëve ku duket qartë se bëhet fjalë për aplikimet për viza të patronazhistëve dhe organizimin e personave në Londër, pasi në njërin nga seksionet thuhet,“GARANTI – Sqarim: këtu do të shënohen të dhënat Tuaja si garantues të të gjithë persinave pjesë e rrethit Tuaj shoqëror. Në të gjitha qelizat le të përsëritet emri i garantit”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



