E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E shkuara problematike e Edmond Çekiçit, lidhjet e tij dhe historia e armëve që mbante…
Publik News

E shkuara problematike e Edmond Çekiçit, lidhjet e tij dhe historia e armëve që mbante…

40-vjecari Edmond Koçi rezulton i skeduar në kartotekën e Policisë së Shtetit që në fillim të viteve 2000. Në rrugë operative, është konsideruar si mik i Lul Berishës dhe anëtar i Bandës së Durrësit, ndërsa problemet ligjore i ka pasur më së shumti për armëmbajtje pa leje.

Arma dhe automjeti dyshohen të… Nga precedenca policore, Koçi ka qenë i dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale dhe bashkëpunëtor i Berishës. Ndërkohë, të paktën 4 vendime gjykatash e kanë gjetur fajtor për posedim të armëve pa leje dhe mbajtjen e tyre në publik. Sipas burimeve, armët që posedoheshin nga Koçi ishin me numër serie të fshirë. Burimet nga Policia thonë se mbaheshin prej tij për mbrojtje apo qëllime të tjera kriminale.

Drejtësia ka qenë bujare me Koçin, edhe kur është kapur, ia ka dalë të mos qëndrojë gjatë në burg. Në fillim të këtij viti Edmond Koçi u dënua po për armëmbajtje pa leje me rreth 3 vite burg, dënim i cili pavarësisht se 40-vjeçari ishte përsëritës u konvertua në shërbim prove, duke e lënë të lirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.