E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë/ Infermierja e QUSUT Lili,  ndërron jetë papritur
Lajme

E trishtë/ Infermierja e QUSUT Lili, ndërron jetë papritur

Një infermiere e Pediatrisë në QSUT ka humbur jetën papritur si pasojë e një arresti kardiak.

Liljana Veliaj më datë 8 korrik nuk u paraqit në punë si zakonisht pasi një arrest kardiak i mori papritur jetën.

Infermierja 59-vjeçarja ishte shumë korrekte dhe puna për të ishte pasioni më i madh.

Kolegët thonë se Lili, siç e thërrisnin, ishte shumë e dashur me pacientët e vegjël me të cilët punonte çdo ditë si infermiere. Ajo ishte përherë e para që shkonte në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me shumë dashuri e pa vonesa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.