E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë/Po kalonin muajin e mjaltit në Greqi, zjarri  i ndau përjetë
Publik News

E trishtë/Po kalonin muajin e mjaltit në Greqi, zjarri i ndau përjetë

Në mesin e njerëzve që panë tmerrin me sy gjatë shpërthimit të zjarrit në zonat periferike të Athinës ishin dhe një çift nga Irlanda, të cilët kishin shkruar për muaj mjalti. Zoe Holohan ndodhet në spital ndërsa bashkëshorti i saj fatkeqësisht rezulton në mesin e personave të zhdukur raporton Daily Mail.

Çifti irlandez ishte martuar të enjten e kaluar dhe më pas ishin zhvendosur për muaj mjalti në Mati, fshatin turistik më të prekur nga zjarri i dy ditëve më parë. Ata kanë një histori të gjatë dashurie dhe vitin e kaluar Brian i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij.

Deri tani numri i të vdekurve nga zjarri ka shkuar në mbi 80 dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të zhdukur. Ndërsa rreth 200 të tjerë janë të plagosur në spital disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.