E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtuar gazetarja: Çfarë ka më shumë Ischia në Itali se  kalaja e Vasiliqise në Porto Palermo?
Publik News

E trishtuar gazetarja: Çfarë ka më shumë Ischia në Itali se kalaja e Vasiliqise në Porto Palermo?

Alma Cupi                                                   TE DESHPEROHESH PER SHQIPERINE, NE ISCHIA

Te vjen per te qare per Shqiperine, kur je ne Ischia, ishullin me rreth 60 mije banore, qe terheq mbi 6 milione turiste ne vit, mes tyre ajken e te pasurve dhe njerezve publike. 34 km vije bregdeti te rrahur nga ujerat e Adriatikut per ne shqiptaret nuk perben imazh eskluziv, po ta krahasosh me jugun. (5 km ka vetem Borshi, lagur nga deti Jon).
Ky ishull nuk ka asnje burim ujor te pijshem. Ujin e merr nga Napoli 90 min larg udhetim me traget. E megjithate uji gjithkund nuk mungon dhe ne hotelin me te lire. Bukurine ia jep, ndersa udheton drejt tij, Castello Aragonese, qe ngjan me kalane e Vasiliqise ne Porto Palermo.
Por, keto dy vendqendrime kane nje ndryshim thelbesor. Vleresimin. Per te hyre ne Castello Aragonese paguhet 10 euro. Ke harte orientimi per 22 vende, qe duhet t’i vizitosh. Nga 22 pika ne harte, 10 jane vende vrojtimi per te shijuar pamje deti dhe te ishullit. Me besoni pamja nga kalaja e Vasiliqise eshte 10 here me unike. Por, kjo e fundit nuk ka asgje, pervec nje personazhi pasionant, qe rri e percjell turiste, te cilet hyne neper dhomat e erreta, pa kuptuar asgje.
Ai ka nje tarife 150 leke per te hyre ne kalane tone shurdhmemece. Ischia, ishulli i famshem mburret dhe me veren, djathin, prodhime artizanale perfshi dhe qeramiken. Keto i gjen te reklamuara ne te gjitha portet kryesisht ne rruge pedonale.
Te vjen per te qare kur shikon mireorganizimin, qe shet dhe sapunin per djathe. Te pakten per ne shqiptaret qe kemi vijen bregdetare me te bukur se ky ishull qe I marros te gjithe dhe biodiversitetin e pasur.
Nga super reklama dhe organizimi kuptova qe jo te 6 milione turistet shkojne per ujerat termale, edhe pse ia vlen te shkohet vetem per to (60 te tilla ka). Por, kur shijon parqet termale, prape deshperohesh, kur mendon se ne vendin tend ke dhjetra burime me ujera termale, qe shkojne dem, aq sa profesor Romeo Eftimi nje dite me ndalon ne rruge dhe kembengul te behet nje emision per kete dhurate qe ka Shqiperia dhe qe nuk shfrytezohet.
Libri i tij prej 200 faqesh per te gjitha burimet termale natyrisht konsiderohet thjeshte pasion dhe as eshte lexuar. Ne njohim lixhat e Dibres, Elbasanit, Fushekrujes dhe Permetit. Por burimet tona termale jane pothuajse kudo. Me aq uje sa kane llixhat e Dibres, ne Ischia ishte ndertuar park me 12 pishina ne nje siperfaqe 5 hektaresh, pa qene nevoja te mbyllesh ne vaska.
Nje dite ne kete ishull ke mundesine te njihesh dhe me historine e pazakonte te nje cifti anglez, te cilet blene token me te shkrete per te ngritur kopshtin me te rralle me bime tropikale dhe mesdhetare. Imagjinoni, te ndertosh kopesht ne nje toke shkemb dhe pa asnje burim ujor. Ky cift donte te jetonte ne qetesi dhe nuk menduan per shtepi luksoze, por gjelberim “luksoz” . Nuk moren arkitekt ndertimi, por arkitekt gjelberimi.
Per ta nuk kish rendesi banesa, por ambienti rrotull saj. Per 10 vjet ngriten kopeshtin me te gjelberuar dhe me bimet me te rralla te quajtur kopeshti “La mortella”. Shpirti natyralist i ketij cifti i ka lene nje tjeter pasuri ishullit.
Kur shikon “La Mortella” deshperimi behet me I madh kur mendon vendin tend, ku uji shperthen rreke dhe nuk ke nje kopesht askund. Perballe bukurise ndertuar nga shpirti njerezor ne Ischia, te dhimbset bukuria natyrore qe shkon dem ne vendin tend.
Une nuk arrij dot te shijoj Ischian. Duke pare kete ishull marr shume deshperim. Ne Ischia eshte takimi me i domosdoshem per te kuptuar se si behet turizem.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.