E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E turpshme! Policia përzë pushuesit nga plazhi: Bregdeti u shit
Denoncime

E turpshme! Policia përzë pushuesit nga plazhi: Bregdeti u shit

Qytetarët denoncojnë kufizimin e aksesit në plazhin publik

Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e Pyllit të Sodës, ku pushuesit pretendojnë se po përballen me kufizime në një hapësirë që deri më tani konsiderohej publike. Një qytetare ka ngritur alarmin, duke deklaruar se aksesi në bregdet po vihet në pikëpyetje për shkak të pretendimeve se zona është privatizuar.

Sipas saj, disa qytetarë që kishin zgjedhur të kalonin kohën në plazh janë ndaluar nga forcat e Policisë së Shtetit, të cilat u kanë kërkuar të largojnë automjetet nga zona. Argumenti i dhënë, sipas denoncimit, ishte se territori nuk është më publik, por i përket një subjekti privat, çka mund të sjellë edhe bllokimin e rrugëve hyrëse drejt detit.

“Na u tha se kjo nuk është më një hapësirë e lirë për të gjithë dhe se hyrjet drejt plazhit do të kufizohen. Kjo është e papranueshme për një zonë që ka qenë gjithmonë e hapur për publikun,” shprehet qytetarja në reagimin e saj.

Kjo situatë ka ngjallur reagime dhe pasiguri te pushuesit, të cilët kërkojnë një qëndrim zyrtar nga institucionet përgjegjëse. Ata kërkojnë sqarime të menjëhershme mbi statusin e kësaj zone dhe mbi të drejtën për të shfrytëzuar lirshëm bregdetin.

Në kushtet kur hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare po reduktohen ndjeshëm, ngrihet një pyetje thelbësore: a po mbrohen realisht plazhet publike, apo po zhduken gradualisht në favor të interesave private?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.