E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vendosën të 8-in në listë, Nard Ndoka “thumbon”Bashën: PD nuk e respektoi marrëveshjen, përballje me Topallin s’më tremb, unë fitoja 69% kur ajo dilte në balotazh
Publik News

E vendosën të 8-in në listë, Nard Ndoka “thumbon”Bashën: PD nuk e respektoi marrëveshjen, përballje me Topallin s’më tremb, unë fitoja 69% kur ajo dilte në balotazh

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, është i renditur në vendin e 8 në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.

Ndoka është shprehur në një intervistë për A2CNN se Basha nuk e ka respektuar marrëveshjen politike më të, por shtoi se interesi it ë gjithëve është për të larguar Edi Ramën.

“Negociatat ishin intensive, por ne u fokusuam më shumë në të gjithë qarqet e vendit për të ofruar kandidatë si vlerë për opozitën. Nuk është momenti se interesi publik është për largimin e Ramës. Megjithatë, pati një marrëveshje politike me Partinë Demokratike, të cilën në mënyrë të njëanshme nuk e respektoi. Por, Basha ka tagrin e tij që ne ia dhamë edhe në marrëveshjen e firmosur që të shkojë në maksimizimin e votave. Qarku i Shkodrës ka specifikat e veta dhe na intereson që të maksimizojmë votat, shpresojmë që të jetë edhe qarku surprizë. Unë do të japë kontributin tim edhe në këtë qark”, tha Ndoka.

Kreu i PDK-së foli edhe për përballjen në qarkun e Shkodrës me ish-deputetët e PD-së, Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin, ku tha se nuk i trembet përballjeve.

“Nuk i trembem përballjeve. Unë kam fituar 4 herë në mazhoritar. Kur zonja Topalli dilte në balotazh unë fitoja 69% në qarkun e Shkodrës. Unë kam fituar edhe si kandidat i pavarur kundër PS-së e PD-së. Pra, jam një politikan që më pëlqen përballja, më pëlqen gara, edhe sfida kaq të vështira, por sfida më e madhe është largimi i Edi Ramës. Kjo ishte edhe arsyeja, pavarësisht që pati një lloj pakënaqësie. Pozicioni ishte i papërcaktuar, megjithatë kjo tashmë është e kaluar. Të shohim për të ardhmen.

Numri 8 është interesant, pasi edhe kryeministri ka zgjedhur dy numra 8. Unë me një numër dhe do të konkurroj”, u shpreh Nard Ndoka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.