E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vërteta mbi shëndetin e ish -kryeministrit Berisha
Lajme

E vërteta mbi shëndetin e ish -kryeministrit Berisha

Pse Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për lehtësim të masës së s igurisë “Arrest në Shtëpi”

Më 11 korrik, avokati i Sali Berishës dorëzoi një kërkesë në Gjykatën e Lartë për heqjen e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” ose për lejimin e daljes nga banesa gjatë paradites dhe rasteve specifike mbasditeve, duke argumentuar se Berisha ka nevojë për konsultime të rregullta me mjekë specialistë. Avokati argumentoi se Berisha duhet të ekzaminohet, diagnostifikohet dhe trajtohet për dy simptoma të moshës që i janë shfaqur gjatë dy muajve të fundit.

Kërkesa u konsiderua si një përpjekje e Berishës për t’i shpëtuar masës së arrestit dhe për të marrë pjesë në aktivitetet politike të Partisë Demokratike. Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën, duke vënë në dukje mungesën e një kartele mjekësore dhe dyshimin e arsyeshëm se Berisha synon t’i shpëtojë arrestit shtëpiak, siç ka tentuar disa herë me kërkesa për lirim dhe shkuarje në parlament.

Por  problemet shëndetësore të Berishës janë reale. Gjatë 10 ditëve të fundit, mjekë specialistë të Urologjisë dhe Gastro-Hepatologjisë kanë vizituar banesën e tij tre herë. Këta mjekë janë të specializuar në trajtimin e prostatës dhe hemoroideve, që sugjeron se Berisha po përballet me urinime të shpeshta dhe hemoroide me kruarje dhe gjakderdhje në fazën e parë.

Avokati i Berishës iu drejtua SPAK-ut me një video-audio sqaruese nga Berisha, duke kërkuar leje për tre ditë çdo javë për kontroll dhe trajtim mjekësor klinik. Por prokurori Arben Kraja, pas kontakteve me mjekët specialistë në QSUT, vendosi të mos e lejojë Berishën të dalë nga banesa. Në vend të kësaj, mjekët do të vazhdojnë ta vizitojnë atë në banesë për ekzaminime dhe këshillime mbi vetë-trajtimin.

Sipas mjekëve specialistë, trajtimi i prostatës dhe hemoroideve të Berishës nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale apo trajtim klinik të vazhdueshëm, por mund të menaxhohet plotësisht në kushte shtëpie. Trajtimi përfshin përdorimin e antibiotikëve, një dietë ushqimore të përcaktuar dhe futjen për 10 minuta në ditë në vaskë me ujë të ngrohtë.

Ndërsa saga shëndetësore e Sali Berishës vazhdon, mbetet për t’u parë nëse ai do të marrë lehtësimin e kërkuar apo do të vazhdojë të përballet me masën e arrestit shtëpiak nën kujdesin e mjekëve specialistë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.