E vrau nëna? Dalin detaje tronditëse mbi vrasjen e të miturës, ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij E vrau nëna? Dalin detaje tronditëse mbi vrasjen e të miturës, ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij
Kanë dalë në dritë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ku u vra një vajzë e mitur 13-vjeçare. Familjarët e të miturës, Kasandra Brahja, kanë thënë sot se vajza është qëlluar me armë zjarri.
“Vajza është qëlluar me armë zjarri. Në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Brahja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan”, ka thënë familjarët e 13-vjeçares.
Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemecë. Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën. Por familjarët shprehen sot se ajo u vra me armë zjarri dhe ndërroi jetë në banesë. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa dyshohet se vajza të jetë vrarë nga nëna e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



