E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E vrava dhe shkova të pija birra”, shqiptari që vrau gruan: Hante paratë e mia me të dashurin
Lajme

“E vrava dhe shkova të pija birra”, shqiptari që vrau gruan: Hante paratë e mia me të dashurin

Greqia është tronditur nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare mëngjesin e së enjtes në Menidi.

Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit e vrasjeve, autori, bashkëshorti i shqiptares, kishte ngritur një pritë vdekjeje për gruan e tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste me thikë në mënyrë të përsëritur, duke shënuar më shumë se 10 goditje.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën. Ai pinte dhe pastaj e rrihte.

Punonjësit e policisë së zonës e kanë lokalizuar gjatë patrullimit dhe e kanë vënë në pranga.

Në momentin e arrestimit të tij, shqiptari ishte qartësisht nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.

Më në fund ai rrëfeu vrasjen me pretendime tronditëse:

“U zgjova në mëngjes dhe shkova te ajo sepse e dija që po kalonte në orën 5.30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

I pyetur nga policia se pse e ka kryer krimin e rëndë, autori është përgjigjur:

“Nuk duroja dot të shikoja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.