E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E zbulon Artan Hoxha: Ja se si Ilir Shtufi i bëri “gropën” vetes!
Lajme

E zbulon Artan Hoxha: Ja se si Ilir Shtufi i bëri “gropën” vetes!

“Ua dërgoi vetë agjentëve të BKH lokacionin në Greqi”,

Biznesmeni i ndërtimit Ilir Shtufi, i akuzuar nga SPAK për pastrim parash të lidhura me trafikun e kokainës përmes investimeve në kulla dhe ndërtime, është ndaluar në Greqi dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, mënyra se si u arrit lokalizimi i tij ka qenë e pazakontë, pasi vetë Shtufi u ka dërguar autoriteteve shqiptare vendndodhjen e tij gjatë një komunikimi me oficerët e BKH-së.

Gjykata e Selanikut ka vendosur masën e mbajtjes për 40 ditë, në pritje të mbërritjes së dokumentacionit përkatës nga SPAK.

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha ka dhënë këtë dëshmi të detajuar:

“Shtufi është arrestuar në një hotel në Greqi. Ajo që më bën përshtypje, SPAK ka pritur që element të tillë të vijnë në Shqipëri dhe të veprojë. Në rastin konkret pjesa dërrmuese nuk kanë qenë në Shqipëri. Vëllezërit Koçeku janë jashtë Shqipërisë.

E dyta, Astrit Vladi dhe Kastriot Vladi, kanë jetuar në Shqipëri dhe Belgjikë. Ajo që bie në sy, kapet Orest Sota.

Njeriu i dytë që u kap, biznesmeni Ilir Shtufi. Firma e Shtufit ka mbi 25 vjet në aktivitet, prandaj do ti gjesh të gjithë aty.

Ditën e premte, oficerët e BKH kanë trokitur në derën e familjes Shtufi. Nuk e kanë gjetur, i kanë kërkuar bashkëshortes ku është dhe ajo i ka thënë është jashtë vendit. I ka rënë telefonit me kamera, i është përgjigjur në hollin e hotelit. I ka thënë e kisha për të kthye të mërkurën por do të kthehem të hënën. Ata thonë kemi këtë vendim. U thotë atyre do të kthehem. Oficerët i thonë, që ta shënojmë në procesverbal, a mund të na çosh lokacionin ku ndodhesh. Ai e çon dhe për dy orë i çojnë policinë greke. Ai e çoi vetë lokacioni. Ishte me një person tjetër. Personi tjetër kishte ditëlindjen e vajzës.

Policia greke, ka çuar trupat në Selanik. SPAK ka vepruar menjëherë, ka marrë lokacionin dhe ia ka dhënë grekëve. Kur u ka kërkuar vendim atje, i kanë thënë do të bësh një sqarim me autoritetet shqiptare.

Në momentin që e çuan në stacionin e policisë, ka filluar praktika, që autoritetet shqiptare e kërkojnë dhe duhet të mbahet në izolim deria të vijë dosja. Sot gjykata e Selanikut ka miratuar kërkesën 40 ditë derisa të vijnë dokumentat nga SPAK.

Kjo e lokacionit, nuk e ka menduar ai që mund ta arrestojnë aq shpejt.

Mbase Shtufi nuk e ka menduar se do të vinin aq shpejt. Është bërë identifikimi i tij, vendndodhja e tij”, tha ndër të tjera Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.