E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E zbulon avokati i tij, ja pse u arratis Altin Ndoci nga spitali i Durrësit
Lajme

E zbulon avokati i tij, ja pse u arratis Altin Ndoci nga spitali i Durrësit

‘E humbi besimin te drejtësia’

Avokati Aldo Shkëmbi ka reaguar publikisht lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit, duke e cilësuar ngjarjen si të papritur, por të lidhur drejtpërdrejt me humbjen e besimit të klientit të tij te sistemi i drejtësisë.

Shkëmbi shpjegoi se arratisja nuk ishte e parashikuar as prej tij, por sipas tij, pason një histori të gjatë akuzash dhe procesesh që kanë lënë pasoja të thella te Ndoci. Ai theksoi se, sipas të dhënave të platformës “SKY ECC”, Altin Ndoci ka qenë përdorues vetëm për një periudhë shumë të shkurtër, konkretisht tre ditë, dhe këto ditë kanë qenë menjëherë para arrestimit të tij.

Avokati rikujtoi se çështja ndaj Altin Ndocit nisi në mars të vitit 2020, kur emri i tij u përfshi fillimisht në hetimet për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Haxhiut. Në atë kohë, Klevis Alla u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe, sipas Shkëmbit, për shkak të rrethanave dhe presioneve të ushtruara, u provua më vonë se ai ishte nxitur nga Nuredin Dumani për të përfshirë në këtë çështje Altin Ndocin dhe Talo Çelën.

Sipas avokatit, gjatë hetimeve dolën në dritë edhe elementë të tjerë, përfshirë komunikime të lidhura me platformën “SKY ECC”, të cilat, sipas tij, nuk e implikonin Ndocin në ngjarjet e rënda për të cilat akuzohej. Në vitin 2020 u vërtetua se Altin Ndoci nuk kishte qenë autor i vrasjes së Shkozës dhe Haxhiut.

Më pas, ai u akuzua sërish për katër vrasje të tjera, këtë herë në bashkëpunim me Talo Çelën, por edhe këto akuza u rrëzuan. Prokuroria e Posaçme, sipas Shkëmbit, u detyrua t’i tërhiqte akuzat ndaj Altin Ndocit pas katër vitesh hetime.

“Në thelb, faktet tregojnë se Altin Ndoci nuk kishte lidhje me katër vrasjet për të cilat u akuzua,” u shpreh avokati, duke nënvizuar se zvarritja e gjatë e proceseve dhe ndryshimi i vazhdueshëm i akuzave ndikuan drejtpërdrejt në humbjen e besimit të tij ndaj drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.