E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Apeli i Shkodrës lë në burg Rrok Pepajn
Publik News

Edhe Apeli i Shkodrës lë në burg Rrok Pepajn

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në burg Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepajt, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe.

Pasi u gjetën dy të vdekur pranë parcelave me drogë, Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e lëndëve narkotike.

Djali i tij Danjel Pepaj është në kërkim nga policia për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Sipas informacioneve për mediat, Rrok Pepaj ka mohuar përfshirjen e tij në kultivimin e kanabisit.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me kultivimin e kanabisit. Nuk kam patur asnjë dijeni për parcelën dhe nuk e di nëse është e djalit tim apo jo sepse nuk më ka thënë asgjë. Unë nuk e di as sot se ku e kam djalin tim dhe për më tepër nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur. Nuk kam patur asnjë informacion as gjatë atyre ditëve dhe as tani më mbrapa. Unë nuk kam komunikuar me djalin tim as ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe as më pas dhe nuk kam asnjë informacion për të nëse është i gjallë apo i vdekur. Unë kam dalë bashkë me policinë për të kërkuar për viktimat sepse flitej se mund të ishin vrarë. Parcelën e drogës dhe viktimat afër saj i ka gjetur policia dhe më pas mua më kanë thënë policia se parcela është e jotja dhe se jam bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit por në fakt unë nuk kam asnjë lidhje me kanabisin. Unë kam kërkuar bashkë me policinë por pa e ditur se ku mund të ishin trupat ose parcela, thjeshtë kam dalë për të kërkuar bashkë me policinë për të parë se çfarë mund të kishte ndodhur”, ka deklaruar Rrok Pepaj në gjykatë.

Gjykata e Apelit dha masën e sigurisë “arrest me burg”, njësoj si gjykata e shkallës së parë. Ndryshimi i vetëm ka qenë se apeli e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e Rrok Pepaj, ndërsa masën e sigurisë ndaj tij nuk e ka ndryshuar.

Ndërkohë avokati mbrojtës Ardjan Brunga kërkoi një gjykatë lehtësuese për Rrok Pepaj, pasi sipas tij nuk është përfshirë në kultivimin e drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.