Edhe delet reagojnë…’, Manjani apel të fortë për ‘Zgjedhoren’: Marrja e pushtetit me dhunë nuk pranohet
Manjani bën apel që Kodi Zgjedhor të mos miratohet në mënyrë të njëanshme, ndërsa thekson se edhe sikur i “florinjtë të jetë, nuk pranohet”.
“Marrja e pushtetit me dhunë nuk pranohet! Po aq e papranueshme është edhe mbajtja e pushtetit pa zgjedhje!!!
Ndaj nuk ka shumë obsione në tryezë. Duhet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatume që i fut në llogore luftarake.
Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga parlamenti monist edhe sikur i florinjt të jetë, NUK PRANOHET!
Braktisja e tryezës së konsensusit është antidemokratike, antishqiptare e antiperëndim. Nevoja për të mbajtur me çdo kusht pushtetin do ketë një fund. Edhe delet reagojnë…”, shkruan ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



