E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Deputetja e PS e pranon publikisht: Taksa për rrugën e Kombit, e pa përballueshme
Publik News

Edhe Deputetja e PS e pranon publikisht: Taksa për rrugën e Kombit, e pa përballueshme

Janë të paktë zërat nga radhët e PS-së që kanë pranuar publikisht se taksa për rrugën e Kombit është shumë e lartë.

Një ndër ta është edhe deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati, i cili ka pranuar se taksa e vendosur për të kaluar në rrugën e Kombit, është e papërballueshme nga qytetarët.

Deklaratën e bëri teksa po replikonte me kreun e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut.

Bashkim Shehu: Lëre deputeten, ju si qytetare jeni dakord që një qytetar i Shqipërisë e ka sot gjendjen ekonomike të paguaj 600 lekë për një kalim?

Ferhati: Jam shumë dakord që nuk i ka mundësitë. Por janë parashikuar lehtësuar për qytetarët. Por kontrata parashikon lehtësira dhe janë ato para që kocensionari ua jep juve që ju të ulni këto probleme.

Për taksën që varion nga 5 euro deri në 44 euro, qindra qytetarë dolën në protestë ditën e shtunë, protestë kjo që degjeneroi në përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve.

Në irritim e sipër, protestuesit shkatërruan dhe më pas i vunë flakën kabinës ku janë të vendosura makineritë e koncensionarit për pagesën e taksës.

Pas protestës, policia në orët e para të së dielës, vuri në pranga 23 protestues, ndërsa janë në kërkim edhe 13 të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.