E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Dua Lipa në Sanremo. Ylli botëror do ndezë skenën me hitet e saj
Publik News

Edhe Dua Lipa në Sanremo. Ylli botëror do ndezë skenën me hitet e saj

Lajmi u bë publik nga mikpritësi i këtij festivali Amadeus.

Ylli i muzikës pop do ngjitet në skenën e Sanremo dhe pritet të performojë këngët e saj në 4 nga 5 shfaqjet e festivalit, që do zhvillohen midis 4 shkurtit dhe 8 shkurtit.

Padyshim, Dua Lipa do të përfitojë nga shfaqja për të promovuar turneun e saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, që do nisë në Itali në fund të prillit.

Emri i turneut është marrë nga emri i albumit të saj të dytë, që do të dalë këtë pranverë, i cili përmban edhe hitin “Don’t Start Now”.

Por Dua nuk është e vetmja shqiptare që do ngjitet në skenën e Sanremo. Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu është gjithashtu një ndër të ftuarat në festival, e cila do të prezantojë.

Lajmi u bë publik nga vetë këngëtarja e cila tha se po qan me lot gëzimi për arritjen e kësaj ëndrre për të cilën luftoi që në moshën 12-vjeçare.

         

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.