E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, gjithsej 13 shtete
Publik News

Edhe Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, gjithsej 13 shtete

Qeveria gjermane ka vendosur që të pezullojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë ditën e sotme tha se vendimi është marrë si një masë paraprake, pasi rregullatori kombëtar i vaksinën në Gjermani bëri thirrje për hetim të mëtejshëm.

Në një deklaratë, ministria tha se Agjencia Evropiane e Barnave do të vendoste nëse do të përdoret sërish vaksina AstraZenca.

Mediat e huaja raportojnë se dyshohet se vaksina është pezulluar pasi disa pacientë kanë pasur mpiksje të gjakut.

Kujtojmë që më herët edhe Norvegjia, Islanda, Danimarka, Hollanda, Irlanda, Luksenburg, Estonia, Letonia, Lituania, Austria, Italia, Tajlanda e kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca.

Disa persona që kanë marrë vakinën kundër koronavirusit të AstraZeneca kanë shfaqur mpiksje gjaku, ndërsa të tjerë kanë humbur jetën, nuk dihet ende nëse kjo ka një lidhje me vaksinën.

Vendet kanë pezulluar si masë paraprake vaksinën, ndërsa Anglia vijon me vaksinimin duke thënë se është e sigurt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.