E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Rama ishte në Berat
Lajme

Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Rama ishte në Berat

Sa herë që shet një nga miqtë e tij, Edi Rama vendos që të arratiset në Berat.

Edhe ditën e sotme, në momentin që arrestohej Vangjush Dako, një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës në Durrës dhe njeriu që i mbledh votat atij në qytetin bregdetar, Rama ndodhej në Berat.

Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Edi Rama ndodhej sërish në Berat.

E tani nuk ma më asnjë dyshim që Edi Rama i di më përpara arrestimet dhe SPAK duket se i kërkon atij lejen që të nisë operacionet e arrestimeve.

E nga Berati ku ishte sot, Rama ka vendosur që të reagojë edhe për Vangjush Dakon.

‘Duhet bërë durim i madh në luftën kundër korrupsionit, kemi hyrë në fazë të re ku për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht kjo s’është e lehtë, ka gjëra që të bëjnë të ndjehesh jo mirë, se nuk ke se si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje sot është krah avokatit’, është shprehur Rama në Berat./ Syri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.