E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Moska dëbon dy diplomatë shqiptarë
Bota

Edhe Moska dëbon dy diplomatë shqiptarë

Mësohet se zyrtari i dëbuar është sekretari i ambasadës shqiptare në Moskë. “Sputnik News” raporton se  ai ka 72 orë kohë për t’u larguar nga Rusia drejt Shqipërisë.

Sjellim në vëmendje që vendimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për dëbimin e diplomatit Aleksej Krivoshejev, për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid, nuk u prit aspak mirë nga Ambasada e Rusisë në Tiranë.

Në një deklaratë të datës 22 janar, ambasada ruse e konsideroi vendimin të paarguementuar, ndërsa shprehu befasi për përmbajtjen e deklaratës së MEPJ.

“Përkundër pretendimeve të Ministrisë, emri i Aleksej Krivoshejev nuk është përmendur asnjëherë gjatë kontakteve midis Ambasadës Ruse dhe Ministrisë përkatëse. Për herë të parë dhe të fundit, ai është përmendur në Notën Verbale të MEPJ-së me dt. 20.01.2021, sipas së cilës z. Krivoshejev është shpallur “persona non grata”. Në të njëjtën kohë, asnjë provë e shkeljes prej tij të masave anti-kovid, të vendosura në Shqipëri, nuk është sjellë“, thuhej në deklaratën e ambasadës ruse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.