E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama bën zbulimin :  Shijaku është si bashki e Europës Perëndimore
Lajme

Edi Rama bën zbulimin : Shijaku është si bashki e Europës Perëndimore

Ditën e sotme teksa fliste nga Pogradeci për situatën e plehrave të hedhura në qytetet e vendit, Edi Rama ngriti në piedestal bashkinë e Shijakut aq sa kaloi në kufijtë e qesharakes duke e quajtur bashki të Europës Perëndimore. “Bashkia e Shijakut është shembull duket sikur të ishte një bashki në Perëndim”-tha Rama.

Rikujtojmë se kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka qenë i përfshirë në përgjimet e dala nga tabloidi gjerman Bild për bashkëpunim me grupin kriminal të Avdylajve dhe nderet që anëtarës i bandës i kërkojnë për votat e siguruara në fushatë.

Shqiptarët janë të varfër por jo të pisët, deklaroi ndër të tjera kryeministri. “Shqiptarët nuk janë rritur në shtëpi të pista, kanë qenë të varfër por nuk kanë qenë një komunitet i pistë”,-u shpreh ai.

Ndërkohë që miliardat e taksave të shqiptarëve të dhëna Shkëlqim Fushës për pastrimin e Tiranës i ka futur në xhep Erion Veliaj, pasi kryeqyteti qelbet nga era e plehrave në çdo cep.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.