Edi Rama :Boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet!
Kryeministri thirrje qytetarëve: Nxitoni, keni kohë edhe 10 ditë. Shkoni bëni lidhje të rregullta me ndërmarrjen e ujësjellësit. Ky është postimi më i fundit i Ramës në FB.
Statusi i tij më poshtë:
Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese.
Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



