E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama edhe këtë 21 janar, kërkon drejtësi për të vrarët e 21 janarit
Lajme

Edi Rama edhe këtë 21 janar, kërkon drejtësi për të vrarët e 21 janarit

Ashtu siç ka bërë për 11 vite rresht (nga të cilat 9 vite në pushtet), Edi Rama, çdo mëngjes të 21 janarit kërkon drejtësi për 4 të vrarët atë ditë të vitit 2011, kur ai organizoi një protestë të madhe përpara zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha, për çështjen e “bllokut” të Ilir Metës.
Edhe këtë mëngjes kryeministri ka postuar në rrjetet sociale disa rreshta, nëpërmjet të cilave duket sikur justifikohet duke shkruar se, “drejtësia vonon por nuk harron”.
“Me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan Edi Rama.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.