Edi Rama fokusohet tek vota e diasporës, Majkon e transferon në Kavajë
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje me drejtuesit politikë të PS-së, duke vënë theksin te vota e diasporës, një çështje e rëndësishme për proceset zgjedhore të ardhshme.
Ndërkohë, një ndryshim i rëndësishëm në strukturat politike të partisë ka përfshirë ish-kryeministrin Pandeli Majko. Javën e kaluar, Majko u largua nga drejtimi politik i qarkut të Kukësit dhe, sipas burimeve brenda PS-së, ai është caktuar të angazhohet në qytetin e Kavajës.
Majko prezantohet në Kavajë, bastion i të djathtës
Burimet bëjnë me dije se Majko do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS-së në Kavajë, një qytet tradicionalisht i djathtë. Lëvizja shihet si një përpjekje e Partisë Socialiste për të forcuar praninë e saj në këtë zonë dhe për të sfiduar hegjemoninë e opozitës.
Angazhimi i Pandeli Majkos në Kavajë vjen në një moment kur PS po përgatitet për sfidat elektorale të vitit 2025, duke fokusuar burimet dhe drejtuesit e saj më të rëndësishëm në zona strategjike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



