Edi Rama inaguron godinën e re në Berat: Janë shtuar makinat e reja, sepse ka rritje ekonomike
Kryeministri Edi Rama, në shoqërinë edhe të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ka vizituar ditën e sotme godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat.
Ndërsa tregonte godinën, Balluku tha se kjo është një mundësi shumë e mirë që i jepet Beratit, duke e cilësuar si një kompleks model në hyrje të qytetit, në shërbim me kushte optimale, shpejtësi e transparencë për 55 mijë drejtues automjetesh.
Kurse Edi Rama vazhdoi fyerjet ndaj atyre që kritikojnë qeverinë e tij.
“Atyre që akuzojnë për ndërtimet e reja dhe fasadat, u duhet thënë: Pse laheni? Pse kriheni? Rrini pa larë! Pse qepeni? Pse visheni? Rrini siç ju ka bërë nëna edhe s’ka problem”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se shtimi i makinave të reja tregon se po rritet mirëqenia në vend.
“Domethënë me mjete me standarde të reja, duke nxjerrë jashtë shumë nga mjetet e vjetra, dyfishimi flet vetë dhe për atë që ne përsërisim që ka të bëjë me ekonominë. Se kur thonë ku është rritja ekonomike ku është rritja ekonomike. Faktet e tregojnë se ku është!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



