Edi Rama, lajka Nikollës: Je forcë shembulli!
Kryeministri Edi Rama mburri Lindita Nikollën, e cila dha të premten dorëheqjen si kryetare e Parlamentit.
Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Rama tha se Nikolla ka treguar përkushtimin e një mësueseje dhe ka shërbyer në Kuvend në 3 vite të vështira.
Ai deklaroi se Nikolla është shembull kuptimplotë se si duhet të jetë një njeri i zgjedhur në çdo nivel përfaqësimi.
“Lindita shërbeu si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në 3 vjet jo të lehta të jetës parlamentare tëv vendit. Bëri më të mirën e saj si gjithmonë qysh ditën e parë si mësuese, drejtore gjimnaze, kryetare e njësisë bashkiake Nr.3, minstre arsimi dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Me modestinë e një mësueseje të përkushtuar dhe seriozitetin e një njeriu që në cdo kohë dhe në cdo pozicion e ka vënë unin e vet në shërbim të komunitetit tonë politik Lindita është shembull kuptimplotë se si duhet të jetë një njeri i zgjedhur nga ky komunitet në çdo hap dhe në çdo nivel përfaqësimi. Faleminderit Lindita për forcën e shembullit që ti je”, theksoi kreu i qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



