E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama  reagon për kreun e ri të SPAK: Nuk e zgjedh Ambasada e SHBA
Lajme

Edi Rama reagon për kreun e ri të SPAK: Nuk e zgjedh Ambasada e SHBA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim mbi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se është dakord me deklaratat e diplomates,

Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Pa frikë e favore, të intensifikojë luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

“Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!”, thekson Rama.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.