E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama thirrje Kushtetueses: Nxirrni nga burgu Erion Veliajn!
Lajme

Edi Rama thirrje Kushtetueses: Nxirrni nga burgu Erion Veliajn!

Kryeministri Edi Rama komentoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu Erion Veliajn në detyrë, duke e cilësuar situatën si një ngërç absurd për kryeqytetin. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama iu drejtua drejtpërdrejt gjyqtarëve të Kushtetueses, duke kërkuar që të lejohet Veliaj të marrë detyrën dhe të drejtojë Tiranën.

“E vërteta është e thjeshtë: Tirana duhet të ketë një drejtues të zgjedhur, nuk mund të mbetet trup pa kokë. Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Ky është një skandal që qytetarët e paguajnë me një kosto të padrejtë,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se mosorganizimi i zgjedhjeve deri në vitin 2027 do të krijonte disproporcion të dyfishtë: jo vetëm në dëm të lirive dhe të drejtave kushtetuese të individëve, por edhe në dëm të së drejtës së qytetarëve të Tiranës për të përfituar nga shërbimet e kryeqytetit nga i zgjedhuri i tyre.

Rama shtoi se çdo qytetar që analizon vendimin e Kushtetueses nuk mund të mos presë që Erion Veliaj të rikthehet në detyrë, duke vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë dhe duke shmangur dëm të mëtejshëm për qytetin.

“Unë dua të theksoj diçka tjetër, çfarëdo është thënë nuk ka thënë të vërtetën lidhur me arsyen e shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga qeveria, si rrjedhojë e vendimit të marrë nga PS në këshillin bashkiak. E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë trup pa kokë. Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej të gjitha teorive konspirative që kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal në vetëvete, një skandal që qytetarët e paguajnë një kosto të padrejtë”.

“Së pari sic duket dhe nuk është hera e parë unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtet. Kjo është një gjë e mirë që duhet ta pranojnë ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat

Së dyti nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën këtu jemi përballë një dispropocioni të dyfishtë. Disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo.

Së treti  çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë,” tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.